Qyteti turistik italian ju dhuron një shtëpi, por ka një kusht të rëndësishëm!

Written by on 19/02/2020

Një qytet piktoresk në Itali ofron të paguajë qiranë e banorëve të rinj për dy vite radhazi, me qëllim që të rritet numri i banorëve. Të ardhurit do të marrin 150 euro në muaj për të mbuluar qiranë e shtëpisë ose do të marrin 5 mijë euro për të blerë një pronë.  Skema kërkon që aplikantët të angazhohen për të jetuar aty të paktën 3 vite. Për të blerë një shtëpi në këtë qytet duhen vetëm 25 mijë euro. Pronat janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë nevojë për shumë restaurime. Teora u dëmtua shumë nga tërmeti i fundit por në të ende qëndrojnë,  amfiteatri,shatërvanë, kisha dhe një altar i hapur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background