Travel Club @EasyPay

Travel Club - EasyPay

Travel Club - EasyPay - Pagesat Online me lehte se kurre me pare!

Publiée par Radio Travel sur Mercredi 14 novembre 2018

EasyPay platforma me e thjeshte e pagesave online nepermjet celularit!

Me rritjen e impenjimeve ditore te kryesh veprime pagesash cash eshte bere gjithnje e me lodhese per kete arsye perparimet e teknologjise dhe prezantimi i aplikacioneve te reja perpiqet ta beje me te thjeshte pagesen e detyrimeve te ndryshme mujore por edhe blerjen e produkteve apo sherbimeve qe na interesojne.

I tille eshte dhe aplikacioni EasyPay ne Shqiperi. E ftuar ne Travel Club diten e sotme ishte Jona Doda, Drejtore Marketingu prane EasyPay qe na zbuloi me shume per aplikacionin dhe menyren si funksionon.

Per ta perdorur mjafton ta shkarkosh EasyPay ne smartphone dhe te besh regjistrimin shume thjeshte duke ndjekur hapat qe instruktohen me te dhena minimale per veten. Pasi te jesh regjistruar EasyPay vjen ne ndihme per te bere pagesa online nepermjet celularit ne platformen Android, Apple dhe Windows, shpejt, pa rrezik dhe me siguri maksimale. Kjo do te thote qe ne kete bote digjitale, ju keni akses ne llogarine tuaj 24/7, e gjeni EasyPay kudo, paguani çdonjeri dhe blini gjithçka ne kohe reale, nga shtepia apo nga zyra.

Jona na zbuloi qe per ta perdorur EasyPay nuk duhet patjeter te kesh nje llogari aktive pasi ate e krijon ne momentin qe regjistrohesh ne aplikacion. Nepermjet Easypay mund te paguani taksat e bashkise, te beni rimbushje elektronike, te paguani gjobat, te beni blerje online nepermjet partnereve te E-commerce, te paguani faturat e dritave dhe te ujit apo te transferoni para me platformen RIA nepermjet komisioneve me te uleta ne treg.Jona na theksoi se kushdo mund ta perdore aplikacionin dhe sidomos te rinjte jane treguar me te interesuar. Planet afatmesme te EasyPay jane te zgjerohen me tej ne rajon.

EasyPay eshte sponsor i emisionit Destination Sport qe transmetohet cdo te diele (15.00 – 17.00) ne Radio Travel.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track

Title

Artist

Background