“Shtepia e ëmbël” e festave…. në Radio Travel

Travel Club ne Dolce Casa

Travel Club - Dekorimet per festat e fundvitit!Sugjerimet vijne nga Znj Manjola Afezolli e Dolce Casa Tirane

Publiée par Radio Travel sur Mardi 27 novembre 2018

Pavarësisht se jemi ende në Nëntor dekorimi i shtëpive por edhe i qyteteve ka nisur shumë më herët këtë vit, cfarë ka sjellë që kërkesa për të dekoruar ambjentet të jetë më e lartë se një vit më parë. Këtë na e pohoi live në Travel Club, Znj. Manjola Afezolli,pronare e dyqanit me simpatik ne zonen e ish-Bllokut, “Dolce  Casa”.

Zbukurimin e shtëpisë së saj na tregon se e ka përfunduar dhe dritat i ka ndezur disa ditë më parë. E pyesim se si i ka parë ajo klientët në dyqanin e vet këtë vit: “Ka qenë një vit i mirë deri më tani. Kemi filluar ta ndjejmë atmosferën e festave qe ne fillim te nentorit. Edhe pse në pamje të parë duket ndryshe, njerëzit janë interesuar që ambientin brenda banesës së tyre ta arredojnë siç e do zakoni i këtij muaji. Nëse vitet e kaluara atmosfera ka qenë më e vakët, këtë herë e ndjej më të ndezur.. Viti që kaloi ka qenë shumë i zbehtë. Ndërsa këtë vit është komplet e kundërta”.

Sipas Manjolës, tendencat për 2018-ën janë  pemet jeshile me nuancat e bores. Sa i perket zbukurimeve te pemes, jemi rikthyer tek Krishtlindjet klasike, ku dritat shumengjyreshe jane mbizoteruese.

Ndërsa si aksesorë veç drerëve, këtë vit hyjnë edhe arushet e bardhe. “Për ta pasur disi të animuar situatën rreth e qark, edhe yjet janë të nevojshëm”, shprehet  ajo.

Një prej risive të këtij viti është zgjedhja që bëjnë ciftet e reja sa i përket pemës: Ata preferojnë një pemë minimaliste, jo shumë të ngarkuar ndërsa familjet me fëmijë kanë kërkesa krejt ndryshe, dekorim shumëngjyrësh dhe 360 grade”- shprehet Manjola per Radio Travel.

Manjola na këshillon se tjetër gjë që duhet të kemi parasysh janë filxhanët, pjatat, mbulesat.  Këtë vit sipas saj mbizotëron kombinimi i te bardhës me të kuqen tek mbulesat, pjatat dhe filxhanët ndërsa një tjetër aksesor i rëndësishëm që i jep jetë dhe ngrohtësi ambjentit janë perdet ku ngjyra dominuese e kësaj periudhe është kombinimi i të kuqes me jeshilen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track

Title

Artist

Background