Shqiperia e bekuar per biodiversitetin por e rrezikuar nga dora e njeriut!

Travel Club - Dita e Biodiversitetit

Travel Club - Dita e Biodiversitetit.Sot me shume se cdo dite tjeter ndergjegjesohemi per te kontribuar ne reduktimin e kercenimeve dhe ruajtjes popullsise kryesore te kafsheve te egra dhe vlerave te biodiversitetit

Publiée par Radio Travel sur mardi 22 mai 2018

1.Shqiperia e bekuar per biodiversitetin por e rrezikuar nga dora e njeriut!

Sot ne Diten Nderkombetare te Biodiversitetit i ftuar ne Travel Club ishte biologu por edhe kerkuesi shkencor Bledi Hoxha qe na foli per gjendjen e biodiversistetit ne vendin tone dhe speciet e vecanta qe ne kemi e qe duhet te bejme me shume per t’i mbrojtur. Sipas Hoxhes zonat me te pasura ne te cilat zinxhiri ushqimor eshte ruajtur me mire jane zonat e Mirdites dhe Pukes, ku nga monitorimet qe jane bere nga 90 lloje te ndryshme gjitaresh qe supozohet te ndodhen ne Shqiperi, jane verifikuar 14 prej tyre. Kryesisht ne kamerat kurth te vendosura ne keto zona eshte vene re prania e ekzemplareve si arinjte e murrme, ujqerit, macet e egra, kunadhet dhe se fundmi edhe Rreqebulli i Ballkanit. Sipas biologut Shqiperia eshte e bekuar nga natyra qe ofron ekostisteme te pershtatshme per rritjen e ketyre kafsheve megjthate shume habitate tashme rrezikohen nga dora e papergjegjshme e njeriut qe nepermejt zjarreve te qellimshme, gjuetise se paligjshme, projekteve te Hec-eve dhe prerjes se drureve. Biologu Hoxha tha se nje prej specieve me te vecanta qe eshte konstatuar ne vendin tone eshte edhe Foka e Mesdheut qe ndodhet ne listen e kuqe te faunes.

  1. Brenda ketij viti Munella do te shpallet Zone e Mbrojtur!

 

Ne Diten Nderkombetare te Biodiversitetit ndame me biologun Bledi Hoxha ne Travel Club disa prej problematikave qe e shqetesojne pikerisht biodiversitetin sot ne Shqiperi e Europe. Vec ndryshimeve klimatike, nderhyrjet nga njeriu ne natyre kane shkaktuar shume deme. Sipas biologut edhe pse shoqata PPNEA ka kontribuar per iniciativa ne shpalljen e zonave te vecanta si Zona te Mbrojtura serish ka ende pune per te bere. Dy prej parqeve qe rishtaz jane shpallur zona te mbrojtura jane Shebenik – Jabllanice dhe Korab –Koritnik ne juglindje te vendit. Aktualisht perpjekjet jane per te shpallur malin e Munelles zone te mbrojtur. Aty eshte vene re me shume dhe prezenca e Rreqebullit te Ballkanit, nje specie e vecante e rajonit qe gjendet vetem ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.

Current track

Title

Artist

Background