Kush tha që duhet biletë!? Ermal Metën dhe Rita Orën mund t’i ndjekim falas!

Travel Club - Turizmi ne Tirane

Live ne studio me Drejtoreshen e Trashegimise Kulturore dhe Turizmit, Bashkia Tirane, Mirela Koçollari!Turizmi ne Tirane Aktivitetet dhe koncertet e veresSot hapet Teatri te Liqeni Artificial me nje spektakelMe dt 1 Qershor ne Sheshin Skenderbej performon FALAS Ermal Meta i mbeshtetur nga Marsela Cibukaj Vitmar Basha Eugent BushpepaMe dt 3 Qershor performon FALAS Rita Ora ne The Girls Tour e mbeshtetur nga Kida Bashkia Tirane #ermalmeta #ritaora #albtelecom ALBtelecom Albania

Publiée par Radio Travel sur mercredi 30 mai 2018

Drejytoresha e Drejtorisë së Turizmit pranë Bashkisë Tiranë, Znj. Mirela Koçollai ishte sot e ftuar  ne emisionin Travel Club ku na foli për disa detaje rreth koncerteve të shumë-pritura në kryeqytet në fillim të qershorit.

Sipas Znj. Mirela Kocollari: Ermal Meta do të këndojë në datën 1 qershor në sheshin Skëderbej, një koncert që nis në orën 18:00  me të tjerë artistë shqiptarë mbështetës si Marsela Cibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa .

Koncerti do të jetë FALAS, ashtu si dhe koncerti pasaardhës i të famshmes Rita Ora në datën 3 qershor. Rita Ora vjen në Tiranë në kuadër të turneut The Girls Tour e mbeshtetur atë mbrëmje nga këngëtarja kosovare Kida. Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Tiranës ju bëri ftesë të gjithë dëgjuesve të Radio Travel e të gjithë qytetarëve të Tiranës që sot në mbrëmje ti bashkohen një super eventi që organizohet tek Liqeni Artificial i Tiranës, për hapjen Amfiteatrit , pas rikonstruksionit të bërë përgjatë këtyre muajve të fundit!

Current track

Title

Artist

Background