Kush tha që Dhërmiu është “i kripur”….!

 

Emisioni Travel Club sot beri nje guide te eventeve me te nxehta e me te embla te kesaj vere qe zhvillohen kryesisht ne bregdet por jo vetem. Nje prej ketyre eventeve eshte dhe Mjalt’Fest Dhërmi i cili do të zhvillohet në Dhërmi në datat 7 dhe 8 Korrik 2018.

Projkt-menaxherja e ketij eventi, Znj.Zana Sina nga ODAY-Open Doors for Albanian Youth, ishte e pranishme ne studio dhe na foli me ne detaje per kete event fantastik qe pritet te zhvillohet ne fillim te korrikut ne Dhermi.

Znj. Zana Sina u shpreh se : Festa do te filloje  pasditen e datës 7 Korrik me hapjen e panairit të mjaltit i cili do të zgjasë gjatë dy ditëve, dhe në fund do të klasifikohen gjithë varietetet e mjaltit te kësaj zone.Për herë të parë do të zhvillohet konkursi “Mjalt’Mir’ Dhërmi”, fituesi do të mbaj kupën deri në panairin e ardhshëm. Festa do të shoqërohet nga aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, ekspozita, kampionate shahu, gjuajtje ne shenjester, kampionati i notit, shfaqje muzikore dhe DJ PROP, etj.

Gjithashtu Znj.Sina na beri te ditur se ne muajt ne vazhdim ODAY-Open Doors for Albanian Youth do te organizoje dhe evente te tjera si  ai i dates 21-22 korrik ,Festa e teto Ollges ne qytetin e bukur te Tushemishtit, ndjekur nga eventi i fillimit te gushtit “Renia e Yjeve”, dhe ne fillim te shtatorit po ne jug te vendit me Festen e Ullirit ne Lukove.

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background