Ermal Sela: Pas Lahutës, radhën e ka Xhubleta!!!

Travel Club - Lahuta

Travel Club - E kujt eshte Lahuta?!Ne studio me studiuesin dhe koleksionistin Ermal SelaMe date 12 Dhjetor ne Tulla - Culture Center shfaqet dokumentari "Lahuta"

Publiée par Radio Travel sur Lundi 10 décembre 2018

 

“Lahuta”, titullohet dokumetari me i ri qe do te shfaqet me 12 dhjetor ne Tirane nga instrumentisti dhe koleksionisti Ermal Sela.  I ftuar ne emisionin Travel Club ne Radio Travel, ai shpjegoi se dokumentari perfshin detaje te prodhimit te instrumentit te Lahutes, deri tek mirembajtja e saj por edhe rrefime te lahutareve vendas.

Dokumentari do te shfaqet ne Tulla Culture Centre ne oren 19:30, me date 12 dhjetor. Shfaqja e ketij dokumentari ndodh ne kohen kur debati per “lahuten” dhe perfshirjen e saj ne Unesco si pasuri kombetare serbe eshte ne kulmin e tij.

Instrumentisti Ermal Sela u shpreh se: Lahuta ka pasur dhe ka një jetë aktive tek shqiptarët të cilët jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Lahuta e përdorur nga shqiptarët dallon nga Lahuta e popujve të tjerë nga përmasat, simbolika, figurat mitike dhe gdhendjet e artit arkaik popullor, duke ofruar pamje me interes dhe befasuese. Ai shtoi gjithahstu se duhet me shume perpjkeje per te perfshire ne Unesco, Eposin e Kreshnikeve brenda te cilit perfshihet  Lahuta dhe  Xhubleta veshja karakteristike qe shoqeron lahutarin.

Nese nuk behet sa me shpejt, atehere do te jete teper vone pasi sipas Seles,  serbet jane duke pergatitur dosjen per te shpallur pasuri kombetare dhe ‘xhubleten’ me preteksin se dy fshatra serb e kane veshje tradicionale .


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track

Title

Artist

Background