Elita 5 ne Radio Travel

Elita 5 ne Tirane me 7 Shtator

Elita 5 me date 7 Shtator ne Amfiteatrin e Tiranes.Ne studio me Z. Arian Sukniqi, Drejtor i Rekreacionit dhe Kultures ne @Bashkine e TiranesInterviste ne lidhje direkte nga Shkupi me Elita 5 në Tiranë

Publiée par Radio Travel sur Samedi 1 septembre 2018


“Elita 5”, grupi legjendar i muzikes rock do te mbaje nje koncert ne Tirane tek Amfiteatri i Liqenit Artificial me date 7 shtator.

I ftuar ne studion e Radio Travel, z.Arian Sukniqi , Drejtori Artistik i Amfiteatrit na zbuloi disa nga detajet e koncertit qe po pritet me interes te madh dhe padurim nga fansat e grupit.

Sipas Sukniqit ideja per te pasur Elita 5 ne Tirane nisi fare rastesisht, kur koreografi i njohur e kishte pare grupin ne disa xhirime dhe kishte ndjere nostalgji nga bashkepunimet e meparshme por edhe hitet e njohura te grupit. “I dergova nje mesazh ne whatsapp menaxherit te grupit dhe gjithcka mori nje rrjedhe te natyrshme me pas” – tha Sukniqi.

Djemte e grupit e priten ftesen me kenaqsi ne momentin qe shenojne kete vit edhe pervjetorin e 30-te te formimit te “Elita 5”. Koncerti do te nise ne oren 20.00 te dates 7 shtator dhe pritet te zgjase me shume se 2 ore. Ne te do te performohen hitet me te njohura te Elita 5 nder vite te cilat po riorkestrohen posacerisht per koncertin shoqeruar me detaje performance teper te vecanta, si nje hapsire unplugged ku do te kendohet bashke me publikun.

Biletat kane nisur te shiten dhe sipas Sukniqit ka nje itneres te jashtezakonshem. Te interesuarit mund t’i gjejne ato online ne myticket.al, ose duke u drejtuar tek Teatri Metropol apo Amfiteatri.

Nderkohe vete solisti i grupit Arif Zyberi ne nje lidhje te drejtperdrejte telefonike ne Radio Travel nga Shkupi na tha se po pergatiten me shume emocion per kete koncert dhe deri tani interesi ka qene shume i madh nga publiku shqiptar. “Do te kendojme kenget me te njohura ne vite qe do te vijne ndryshe ne kete koncert, se bashku me kengen e re ‘Tornado”. Eshte nje vit jubile per ne dhe do te sjellim me te miren tone” , – tha Zyberi.

Radio Travel do te jete Media Partner jo vetem ne kete koncert por i te gjithe eventeve artistike qe do te mbahen ne vijim ne Amfiteatrin e Liqenit Artificial te  Tiranes, nje destinacion qe po merr gjithnje e me shume vemendje nga publiku e qe ne vetem 3 muaj shfaqje nga momenti i rinovimit ka arritur mbi 70 mije spektatore. 



Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Current track

Title

Artist

Background