Adriano Çelentano në Teatrin Hapur të Tiranës…!!!
Travel Club ne Teatrin e hapur te LiqenitLive ne studio me Z.Arian Sukniqi, Drejtor Artistik i Amfiteatrit te Tiranes!Do te sjellim sot ne detaje te gjitha eventet qe tashme jane planifikuar te zhvillohen gjate gjithe veres, ne kete ambjent te ri te artit e argetimit ne kryeqytet???? Na ndiqni live ne Travel Club #evente2018 #amfiteatri #amfiteatriilqenittetiranes #summer2018 #travelclub #travelradio
Publiée par Radio Travel sur Mercredi 20 juin 2018
“Amfiteatri i Tiranës, në 20 ditët e para pas hapjes nga rikonstruksioni që i’u bë, është kthyer në ambjentin më të frekuentuar dhe relaksues për kryeqytetasit! Ka tejkaluar cdo pritshmëri”- , u shpreh Drejtori Artistik i Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës, Z.Arjan Sukniqi, i ftuar sot në emisionin Travel Club.
Teatri ka një ndikim të padiskutueshëm në jetën e njërëzve. Skena të tilla i duheshin një qytetit, i cili është ende në agoni për jetën artistike dhe kulturore. Nga qershori deri në tetor skena e tij është e rezervuar; për të pritur koncerte dhe shfaqje- pohoi Z.Sukniqi.
Një prej surprizave që Z.Sukniqi na zbuloi në emision është dhe mundësia e ardhjes në Shqipëri në fund të muajit gusht, i legjendeës italiane të muzikës, Adriano Celentano. Ai u shpreh se jemi në bisedime e sipër me stafin e Celentanos, dhe presim që të konfirmojmë ardhjen e tij në Tiranë dhe performancën e shkurtër që ai mund të realizojë në skenën e Teatrit të Hapur të Tiranës.
Ndërkohë të konfirmuar tashmë janë emra si Ayo në datën 28 qershor, gjithashtu kengeatri Zdravko Čolić, Jani Parios, 3 Muskitieret ne daten 23 gusht, Elita 5 qe do te bejne dhe prezantimin e albumit të ri në datën 7 shtator, e shume të tjerë.
Gjithashtu Z. Arjan Sukniqi u shpreh se mbetet për t’u caktuar data e sakte mes 15 deri në 20 gusht, për performacën e vokalistëve të famshëm të Pink Flloyd!