Qeveria britanike investon 10 milionë paund në Shqipëri për profesionet e së ardhmes

Written by on 19/03/2019

Eshte prezantuar Programi “Shkollat e Shekullit 21”, nje nisme e madhe arsimore e British Council në Ballkanin Perëndimor, i cili synon të rrisë brezin e ardhshëm të novatorëve dhe sipërmarrësve, si dhe të ndërtojë mundësi punësimi. Të gjitha shkollat e arsimit bazë në Shqipëri, si dhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi do të pajisen me pajisje micro:bit (mikrokompjutera portabël), të cilat do t’u ndihmojnë fëmijëve të mësojnë aftësi të reja dixhitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese. “Shkollat e Shekullit 21” zhvillohet paralelisht dhe në përputhje me kurrikulën tradicionale për të mbështetur mendimin kritik për brezat e rinj, si domosdoshmëri për t’u përballur me realitetet e së nesërmes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist