Punonjesit ne greve , mbyllet Akropoli grek per turistet!

Written by on 12/10/2018

 

Nje greve nga punonjesit e Ministrise se Kultures greke ka mbyllur qe prej dites se djeshme Akropolin e lashte, qe eshte atraksioni me i popullarizuar i vendit dhe la jashte nje radhe te gjate turistesh. Punonjesit e thirren greven 24-oreshe sepse kane frike se disa nga monumentet e vendit do te perfshihen ne nje fond asetesh per t’u privatizuar, diçka qe qeveria e ka mohuar. Vende arkeologjike dhe disa muze, duke perfshire kodren e Akropolit dhe Partenonin, rrenojat e nje tempulli te lashte grek tek perendeshen Athena ne maje te kodres qe mbikeqyr kryeqytetin, u mbyllen per shkak te protestes. Disa dhjetera punetore mbanin banderola, ku shkruhej: “Kultura arkeologjike e vendit nuk eshte per shitje”. Ministria e financave e Greqise tha se vendet, monumentet dhe muzeu arkeologjik dhe historik jane te perjashtuara nga fondi i aseteve per t’u privatizuar.

 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background