Publikohen të dhënat dhe të ardhurat për këtë vit erdhën nga ky sektor!

Written by on 17/12/2019

 

 

Hoteleria dhe teknologjia e informacionit janë sektorët ekonomikë me rritjen më të lartë të punësimit në Shqipëri. Nga të dhënat e INSTAT, në tremujorin e tretë numri i të punësuarve në sektorin e hotelerisë u rrit me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit  të kaluar. Rritja e lartë e punësimit është një tjetër tregues i ecurisë pozitive të sektorit të turizmit, që paralelisht zgjeroi edhe shitjet me 22.5% për të njëjtën periudhë. I vetmi sektor tjetër që ka rritje të punësimit në nivele dyshifrore është ai i informacionit dhe komunikimit. Rritja e sektorit turistik është tashmë një tendencë disavjeçare, e cila sjell investime në struktura të reja akomoduese.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist