Protesta të dhunshme në Amerikë, kalimi i pushtetit tek Biden shkakton 4 të vdekur

Written by on 07/01/2021

Amerika edhe njëherë tjetër ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi disa protestues kanë hyrë me dhunë në Capitol Hill dhe kanë ndërprerë seancën e Kongresit amerikan. Ata kanë hyrë në zyrat e senatorëve me qëllim pengimin e procesit të kalimit të pushtetit nga admistrata Trump tek ajo e Biden. Nga protesta e dhunshme janë konfirmuar 4 të vdekur ndërsa 52 persona u arrestuan. “Unë e di dhimbjen tuaj, e di lëndimin tuaj. Ne patëm zgjedhje që na u vodhën”, tha Trump në një video një minutëshe të postuar në rrjetet sociale. “Por, ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Ne duhet të kemi paqe, duhet të kemi ligj dhe rregull”, shtoi ai.


Current track

Title

Artist