Profesoresha e arteve “ja si do të jemi më afër adhuruesve të teatrit edhe në kohë karantine”!

Written by on 17/04/2020

“Teatri lind dhe vdes brenda një nate”, ka thënë profesoresha e Univeristetit të Arteve Rozi Kostani. Në lidhjen direkte me Boeing 104.6 në Premium Channel, zysha, ashtu siç edhe e quajnë moderatorët të cilëve u ka mësuar teknikat në auditoret e universitetit, tregon se si po kalon ditët e karantinës. Ajo ka thënë se ditët po kalojnë normalisht dhe se tani madje koha e saj është më e zënë. Mes familjes, shtëpisë dhe punës me studentët koha duket se fluturon. Mësimi online vazhdon dhe studentët janë mjaft bashkëpunues. Përsa i përket projekteve, situata natyrisht i ka ndërprerë por ato do të vijnë në skemë të re në stinën e verës për të qenë më pranë adhuruesve të teatrit. Kostani, ka theksuar se po punon në mënyrë intensive me studentët që ata mos ta ndjejnë mungesën e auditoreve. Herë pas here u dërgon pjesë teatrale nga “National Theatre”, Londër që po shfaq aktualisht teatrin falas. Studentët bashkë me profesoreshën kanë menduar një mënyrë origjinale për të risjellë në “skenën online”, Bretkosat e Aristofanit. Nëse flasim për kohën e lirë apo për librat, ajo është përgjigjur sinqerisht se nuk lexon libra në këtë periudhë përveç atyre profesionalë pasi puna dhe natyrisht ana psikologjike jo në frymën e duhur,nuk e lejojnë. Në fund ajo ka interpretuar një poezi, mbyllje ideale për ditët në karantinë.

 


Current track

Title

Artist

Background