Princi i Britanisë së Madhe rezulton pozitiv ndaj virusit!

Written by on 26/03/2020

Princi Charles i Britanisë së Madhe ka testuar pozitivisht për koronavirusin dhe ka simptoma të buta, ka konfirmuar një zëdhënës i Shtëpisë Mbretërore. Princi 71-vjeçar i Uellsit është trashëgimtari i fronit britanik.“Ai ka shfaqur simptoma të buta por përndryshe mbetet në shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht,” thuhet në deklaratë. Dukesha e Cornëall u testua dhe nuk ka virus. Të dy tani janë izoluar në rezidencën e tyre në Skoci. Të dy u testuan nga NHS në Aberdeenshire “ku ata përmbushën kriteret e kërkuara për testim,” tha një zëdhënës.“Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush princi e ka marrë virusin për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai kreu në rolin e tij publik gjatë javëve të fundit.” Buckingham Palace tha në një deklaratë se hera e fundit që nëna e princit, Mbretëresha Elizabeth e pa atë ishte në 12 Mars.


Current track

Title

Artist

Background