Prezantohet projekti i jahtit ekologjik i mbuluar me panele diellore!

Written by on 25/09/2018

 

Jahtet jane simbol i madh statusi per njerezit e pasur, por gjithashtu ato harxhojne sasi te medha gazi. Nje kompani suedeze e quajtur Solar Impact shpreson ta ndryshoje kete me nje varke te mrekullueshme qe nuk do kete nevoje as per nje pike karburanti. Sipas BGR, ky jaht eshte nje mrekulli teknologjike dhe eshte i mbuluar teresisht nga panelet diellore qe gjenerojne energji. Quajtur thjesht Jahti Impakt Solar, anija eshte gati 80 metra e gjate dhe ka tre kate. Ka gjashte kabina ne total te cilat ndodhen poshte, ndersa zonat e medha sociale dominojne ne kuverten kryesore dhe ne nje zone qe ndodhet lart. Kjo anije e fuqishme eshte vleresuar ne mbi 1.300 kuaj fuqi, dhe kur merr fuqi te plote ajo mund te lundroje ne nje 22 nyje mbreselenese. Kur eshte ne menyre elektrike, jahti eshte “pa zhurme”, sipas prodhuesit te tij.Nese e gjeni veten “te ngecur” ne qiellin e mbuluar nga rete dhe me nje bateri te zbrazet ju mund te prisni qe dielli te dale perseri ose te ndizni motoret e dyfishte rezerve te naftes. Se bashku me te gjitha opsionet e mesiperme, kompania pretendon se jahti vjen me te integruar edhe  inteligjencen artificiale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist