Posterat e rralle te Mickey Mouse dalin ne ankand!
Written by rt on 19/11/2018
Shtate postera te rralle te Mickey Mouse do te dalin ne ankand dhe pritet te grumbullojne qindra mijera dollare. Ankandi zhvillohet me rastin e 90 vjetorit te krijimit te personazhit me te famshem te filmave te animuar.Te shtate posterat datojne ne periudhen 1930-1940 dhe jane mjaft te rralle. Ne daten 26 nentor, te 7 posterat do te dalin ne nje ankand ne internet, nderkohe qe vete Walt Disney si dhe shtepia e ankandit shprehen se ato mund te shiten per nje total prej 165 mije dollaresh. Me pare, keto lloj posterash perdoreshin disa here ne hyrjet e kinemave.