Portugalia 15-ditë në shtetrrethim, pezullohet çdo lëvizje e udhëtarëve!

Written by on 29/01/2021

Duke nisur nga e diela, Portugalia do të kufizojë lëvizjet jashtë vendit për shtetasit e saj për një periudhë 15-ditore. Ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita njoftoi se daljet e qytetarëve kombëtarë në rrugë ajrore, tokësore apo detare do të jenë të kufizuara, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Portugalia është vendi më i prekur në botë, në raport me popullsinë gjatë dy javëve të fundit dhe kishte pezulluar tashmë linjat ajrore me Britaninë e Madhe.


Current track

Title

Artist