Porti i Durrësit, kryen test sigurie!

Written by on 22/04/2019

Në prag të sezonit turistik Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, zhvilloi ne fudnjave, një testim sigurie në Portin Durrësit  për të parë  gatishmërinë e Forcës së Sigurisë dhe bashkëveprimin e strukturave përkatëse ligjzbatuese në port. Demonstrimi i ushtrimit testues u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila nënvizoi se ka një plan masash për të  garantuar sigurinë kombëtare. “Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme.- u shpreh ministrja Balluku. Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Për vitin 2018, ky port ka përpunuar rreth 1012 tragete që kanë transportuar rreth 440.92 pasagjerë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist