Pontevedra, ne vend te makinave zgjedh cicerimat e zogjve!

Written by on 19/09/2018

 

Ne qytetin spanjoll Pontevedra eshte zeruar perdorimi i makinave. Kryebashkiaku i qytetit ka nje filozofi te thjeshte: pasja e nje makine nuk te jep te drejten te zaptosh hapesiren publike, nderkohe qe kjo e fundit duhet te jete ne dispozicion te te moshuarve apo femijeve. Vetem nje muaj pasi ai erdhi ne pushtet, vendosi qe te shnderroje ne zone tokesore 300 mije kilometrat katrore te qendres mesjetare te qytetit. Makinat u ndaluan te hynin ne qytet dhe parkingjet neper rruge u zhduken. Tashme qyteti ka vetem parkingje  nentokesore dhe te lokalizuara kryesisht ne periferi, ku mund te perdoresh makinen, por ne nje limit prej 30 km/h. Zhurmat e zakonshme te nje qyteti jane zevendesuar nga cicerimat e zogjve dhe bisedat mes njerezve, te cilet gjithashtu nuk flasin me ze te larte. Perfitimet jane te shumta. Nuk ka me aksidente ne trafik, emetimi i dioksidit te karbonit eshte ulur me mbi 70%, nderkohe qe numri i banoreve ne qytet eshte shtuar me 12 mije.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist