Zayn Malik- “Let Me”

Zayn Malik

Zayn Malik- “Let Me”

Zayn Malik ka publikuar këngën më të re “Let Me”, që do të kthehet në të preferuarën tuaj që kur të dëgjoni notat e para muzikore të saj. Ndër të tjera edhe videoklipi i cili sjell disa skena mjaft ‘të nxehta’ është në formën e një filmi interesant me metrazh të shkurtër.

Ashtu si në këngën e tij “Dusk Till Dawn”, këngëtari 25-vjeçar luan një karakter që duket se është ‘i mbytur’ në një jetë të krimit.
Në video, Malik shfaqet duke hyrë në një klub teksa shikon një femër ( modelen Sofja Jamora) e cila është duke kërcyer.

Në fillim, duket sikur të dy nuk e njohin njëri-tjetrin, megjithatë, marrëdhëniet e tyre shpalosen përmes një sërë shikimesh dhe ngacmimesh me sy.

Vazhdimi i klipit sjell edhe skena ‘të nxehta’ të Zayn me modelen e njohur, ku shkëmbejnë puthje e ledhatime të shumta.
Këngëtari ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit, që pas ndarjes nga super modelja, Gigi Hadid, ndërsa ka mohuar t’i ketë bërë asaj një dedikim në këngën e re.




Current track

Title

Artist