Royal Wedding – Intervista telefonike nga Londra me Elona Shabani!

Weekend Lovers 19/05/2018

 

Live nga Londra ne Radio Travel!  

Programi Weekend Lovers ne Radio Travel kete fundjave, erdhi me detajet e fundit nga dasma mbreterore mes Princ Harry-t dhe aktores Meghan Markle. Pak nga atmosfera e mengjesit te se shtunes ne kryeqytetin britanik erdhi live nepermjet nje lidhjeje direkte me nje vazje shqiptare  qe jeton dhe punon ne Londer prej disa vitesh si ekonomiste, Elona Shabani!

Ajo u shpreh se qe prej mbremjes se djeshme Londra dhe ambjentet jashte Winsdor Casstle kane qene te mbipopulluara nga fansa te ciftit mbreteror e turiste nga e gjithe bota. Edhe mengjesin e sotem mijera britanike kane rrethuar Keshtjellen Winsdor .

Elona u shpreh se : Sapo mora kapucinon e mengjesit bashke  me imazhin e Harry dhe Meghan që dominonte mbi shkumë; dhe kjo eshte bere prej disa ditesh pothuajse ne te gjithe Britanine. Te gjithe i shikon me flamujt anglezë ne duar me dy bashkëshortët e ardhshëm të qeshur në qendër.




Current track

Title

Artist