Përfundon sot afati i vaksinimit me dëshirë nga personeli shëndetësor në Francë/ Nga nesër çdo mjek që nuk është i vaksinuar pezullohet nga puna!

Written by on 15/09/2021

Duke nisur nga dita e sotme, I gjithë personeli shëndetësor në Francë, do të përballet me pezullim nga puna në rast se nuk vaksinohen kundër COVID-19.

Presidenti Emmanuel Macron, ka paralajmëruar nëpërmjet një fjalimi në fillim të sezonit veror, se të gjithë ata punëtorë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me Covid-19 do të kishin afat deri më 15 shtator për të kryer procesin e vaksinimit. Ai paralajmëroi gjithashtu se testet e COVID nuk do të ishin më falas në vjeshtë.

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë pjesë në protestat javore kundër lejes së shëndetit COVID dhe vaksinimit të detyrueshëm. Protesta në kryeqytetin francez u ndoq nga rreth 120,000 njerëz, sipas shifrave zyrtare.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist