Përdorimi i simboleve shqiptare kthehet në “mollë sherri” në vendin fqinj!

Written by on 14/10/2019

Përdorimi i simboleve etnike në Mal të Zi është shndërruar në “mollë sherri” mes autoriteteve dhe përfaqësuesve të minoriteteve. Ministria e Kulturës në Mal të Zi ka njoftuar në gusht se do të ngrinte dy aktakuza ndaj pjestarëve të minoriteteve, me pretendimin e përdorimit të simboleve të shteteve të tjera në Mal të Zi. Në më shumë se një manifestim janë përdorur simbole të vendeve të tjera, përkatësisht flamuri i Serbisë dhe ia shqiptar, duke lënë pas flamurin e Malit të Zi. Dy muaj më vonë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht denoncimi, por nga ana tjetër pjesëtarë të komuniteteve kanë bërë të ditur se incidente të tilla nuk do të përsëriten. Në Mal të Zi, përveç malazezëve jetojnë edhe shqiptarë, boshnjakë,serbë, kroatë dhe romë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist