Për të gjithë të apasionuarit pas celularëve, Apple prezanton Iphone 13!

Written by on 15/09/2021

Kompania e njohur e  teknologjisë, Apple Inc, ka prezantuar iPhone-t e ri dhe modelet e reja të orëve Apple të cilat do të kenë përditësime të vogla në paraqitje por analistët presin që këto pajisje të luajnë një rol të pakrahasueshëm në tërheqjen e konsumatorëve ndaj planeve të reja 5G.

Vitin e shkuar, Apple nxori në treg iPhone 12, i cili kishte një pamje te re si dhe ishte pajisja e parë në treg që mund të lidhej me 5G.

Këtë vit, analistët presin disa ndryshime modeste në aspektin mekanik dhe një fokus edhe më të thellë tek 5G-ja.Mes ndryshimeve pritet të jetë Wi-Fi dhe procesorë më të shpejtë si dhe përditësime në cilësinë e videove dhe fotove.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist