Pasaportat më të fuqishme në botë për 2021 janë këto

Written by on 07/01/2021

Mbajtësit e një kategorie të caktuar pasaportash e kanë më të lehtë të udhëtojnë pa pasur vizë paraprake, në krahasim me të tjerët.  Në listën e përvitshme të publikuar nga “Henley Passport Index”, pasqyrohen pasaportat më të fuqishme dhe ato me pak vlerë, sidomos për kohën që po jetojmë.  Kështu rezulton se: Afganistani, Iraku, Siria, Pakistani, Somalia, Jemeni, Palestina, Libia, Nepali dhe Koreja e veriut aktualisht kanë pasaportat më pak të vlefshme për shkak të numrit të ulët të vendeve ku mund të udhëtosh. Përsa i takon pasaportave më të fuqishme për 2021 në botë, në vend të parë renditet Japonia. Më pas vjen Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Italia, Finlanda, Spanja, Luksemburgu, Danimarka, Austria , Suedia, Franca, Portugalia, Norvegjia dhe Irlanda.


Current track

Title

Artist