Pasagjarët mbajnë frymën pezull, anija turistike vendos rekord në kanalin e ngushtë të Korinthit!

Written by on 14/10/2019

Pasagjerët në një anije kroçerë, kanë mbajtur pezull frymën ndërsa anija gjigante, 22.5 metra e gjerë, u bë më e madhja që ka kaluar përmes kanalit të ngushtë të Korinthit në Greqi. Me 929 pasagjerë në bord, anija “Braemer”, ia doli të kalonte përmes mureve shkëmbore të kanalit, që është maksimalisht 25 metra i gjerë në sipërfaqe të ujit, duke u bërë anija më e madhe që e bën këtë udhëtim.Kanali i Korinthit, është një rrugë e ngushtë ujore që lidh gjirin e Korinthit me gjirin Saronik, që edhe ndan Peloponezin nga pjesa tjetër e Greqisë.  Anijet kanë lundruar përmes këtij kanali të ngushtë që nga 1893, por të mërkurën, kompania e udhëtimeve Fred Olsen, pretendoi se anija e saj e kroçerave u bë më e madhja që ka kaluar ndonjëherë në këtë kanal.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist