Pas pandemisë, Amerika përballet me një tjetër situatë të rrezikshme!

Written by on 21/05/2020

Reshjet e dendura që vazhdojnë prej ditësh në shtetin amerikan të Miçiganit kanë shkaktuar një katastrofë natyrore me shpërthimin e dy digave, duke përmbytur qytezat qendrore të vendit.Disa qyteza amerikane në shtetin e Miçiganit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.Mijëra banorë në zonat qendrore të vendit u detyruan të evakuohen pasi dy lumenj lokalë u frynë nga reshjet duke tejmbushur rezervuarët e digave.Me kalimin e pengesave dhe shpërthimin e digave, ujërat vërshuan drejt zonave të banuara drejt qytezës së Midlendit me 40 mijë banorë. Prej fundjavës, në shtetin verior të Amerikës vijojnë të bien shira të dendur, të cilat kanë krijuar përmbytje edhe në qytetin e madh të Çikagos.Ndërkohë dy digat që nuk funksionuan të martën ishin ndërtuar në vitet 1920.Autoritetet i kishin revokuar licensën operatorit të njërit prej tyre për shkak të amortizimit, ndërsa të dyja veprat ishin në proces shitjeje.


Current track

Title

Artist

Background