Papunësia arrin nivelin më të ulët në histori!

Written by on 07/12/2019

Ekonomia amerikane ka krijuar një numër të madh të vendeve të punës në muajin nëntor, për shkak të rikthimit të punonjësve të “General Motors”, pas grevës së tyre historike si dhe të qëndrueshmërisë së sektorit shëndetësor dhe të shërbimeve. Ky numër është më i lartë se pritshmëritë e analistëve, të cilët kishin parashikuar një përqindje më të ulët të nivelit të punësimit. Papunësia është ulur me 3.5%.  Ekonomia amerikane, mesatarisht që prej fillimit të vitit ka krijuar 180 mijë vende të reja pune çdo muaj. Greva 40 ditore e prodhuesit të makinave “General Motors” më e gjata që prej vitit 1970, ka qenë përgjegjëse për rritjen e shkallës së papunësisë në muajin tetor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background