Palma de Majorca ndalon apartamentet me qira per turistet!

Written by on 25/04/2018

Palma de Majorca ndalon apartamentet me qira per turistet!

Tashme ne Palma de Majorca nuk do te kete me apartamente me qira per turistet. Pronaret e tyre do te ndalohen t’i japin ato me qira per udhetaret, duke u bere i pari vend ne Spanje qe ndermerr nje mase te tille. Masa ne fjale vjen si pasoje e ankesave te banoreve per rritjet e qirave per shkak te pushimeve afatshkurtra te udhetareve, qe i prenotojne ato permes faqeve te internetit apo aplikacioneve te ndryshme.Kryebashkiaku i Palmes thote se kufizimi, qe pritet te hyje ne fuqi gjate korrikut, do te jete model per qytetet qe vuajne nga numri i larte i turisteve. Por, shoqatat e biznesit ankohen se shume familje do te preken financiarisht nga kjo.Palma, si edhe shume qytete te tjera anembane botes, ka perjetuar nje rritje tejet te larte te vizitoreve, veçanerisht permes qiradhenies se ofruar ne faqe interneti apo aplikacione.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background