“Paketë mbështetjeje për turizmin si asnjëherë më parë”, ministri Shalsi jep lajmin e mirë!
Written by Radio Travel on 25/02/2021
Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduart Shalsi ka bërë të ditur se në ditët në vijim qeveria do të shpalosë një paketë mbështetje për turizmin si asnjëherë më parë. Sipas tij, detajet do të bëhen publike nga kryeministri Rama dhe deklaroi se kjo paketë unike do të ketë aspiratat e biznesit.
Duke e konsideruar turizmin si prioritetin kryesor të qeverisë, Shalsi theksoi se po shqyrtohen paketa mbështetjeje për aktorët e tregut dhe operatorët turistikë, pasi është sektori më i prekur nga pandemia./radiotravel.al