OKB: Fëmijët më të rrezikuar nga izolimi se sa nga Covid-19!

Written by on 01/08/2020

Sipas zyrtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karantina dhe izolimi, po vret më shumë fëmijë sesa Covid-19. Përllogaritet se këto dy masa mund të jenë përgjegjës për 10 mijë vdekje më shumë, në secilin muaj. Krerët e agjencive të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit, kanë nënshkruar një thirrje në revistën shkencore “The Lancet” për të vepruar, duke përmendur strategji në përgjigje të koronavirusit, të tilla si “distanca fizike, mbyllja e shkollave, kufizimet tregtare dhe bllokimet e vendit” po kontribuojnë në kequshqyerjen e fëmijëve në të gjithë botën.⁣ Studimi sugjeron se metodat e bllokimit mund të bëjë që 6.7 milionë fëmijë më shumë të jenë të uritur, shtuar 47 milionëve që OKB-ja vlerësoi se vuanin nga kequshqyerja para pandemisë. Ky studim është si një mbështetje për ata vende që janë pro hapjes së shkollave.


Current track

Title

Artist

Background