OBT: Ne gjashte muajte e pare te vitit 650 milione turiste nderkombetare
Written by rt on 18/09/2018
Numri i turisteve nderkombetar u rrit me 5% ne periudhen janar – qershor 2018. Te dhenat e Organizates Boterore te Turizmit tregojne se destinacionet priten 650 milione turiste ose 30 milione me shume se e njetja periudhe e nje viti me pare. Sipas sekretarit te pergjithshem te kesaj organizate Turizmi po tregon se eshte nje nga sektoret me te qendrueshem. Ne Europe, rritja e numrit te turisteve ishte 3%, por kjo shifer ndryshon nga njeri rajon ne tjetrin. Me te larta pritshmerite jane per Afriken, Ameriken dhe Azine, ndersa disi me te kujdesshem ne vleresim ekspertet jane treguar per rajonin e Europes dhe Paqesorit. Kina, tregu me i madh ne industrine boterore te turizmit vazhdon te raportoje shifra dyfishe rritjeje ndjekur nga SHBA dhe Gjermania.