OBT, 400 milione turiste ne 4 muajt e pare te vitit

Written by on 18/07/2018

OBT, 400 milione turiste ne 4 muajt e pare te vitit

 

Organizata Boterore e Turizmit jep shifra pozitive per turizmin ne bote kete vit duke theksuar se industria po shkon ne rritje. Per periudhen janar -prill ka nje rritje te numrit te turisteve ne bote me 21 milione me shume se sa periudha e njejte e vitit 2017. Ne total ne keta muaj numri i turisteve ka arritur ne 400 milione. Lajm pozitiv eshte se edhe destinacionet qe kane vuajtur pasojat e sulmeve apo ngjarjeve te pakendshme po shohin kete vit drite jeshile ne turizem. Bilanci me i mire vijon te merret nga Europe ku numri i turisteve eshte rritur me 6% me shume se nje vit me pare me destinacionet me te preferuara ne bote qe vijojne te mbeten ato mesdhetare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist