Nokia prezanton smartphonin e ri X6!

Written by on 17/05/2018

Nokia ka prezantuar ne Kine smartphonin e pare me notch, Nokia X6. Ky model, i cili pritej prej kohesh, ka nje design te kuruar ne çdo detaj me çmim mjaft konkurrues. Ne pjesen e pasme te Nokia X6 ndodhen dy fotokamera me dy sensore te vendosur vertikalisht dhe po ashtu sensori per gjurmet dixhitale. Ekrani ka raport paraqitje 19:9 dhe rezolucion FullHD+. Behet fjale per ekran 5,8 inç me mbrojtje Gorilla Glass 3. Nokia X6 ka procesor Snapdragon 636 octa-core, 4 ose 6 GB RAM, ne varesi te modelit. Edhe memoria e brendshme ndryshon ne varesi te modelit qe zgjidhni, duke arritur ne 64 gigabyte. Nokia X6 ka dy fotokamera ne pjesen e pasme, me nje lente 16 megapixel dhe nje tjeter momokromatike 5 megapixel. Ne pjesen e perparme eshte nje fotokamere per selfie 16 megapixel. Inteligjenca Artificiale e instaluar ne to njeh fytyrat, permireson portretet dhe ngjyrat e peizazheve. Nokia X6 suporton edhe funksionin Bothie duke u dhene mundesine perdoruesve te perdorin njekohesisht si telekameren e perparme si ato te pasme.Smartphone me 4G RAM kushton 170 euro, kurse versioni me 6GB, 224 euro.

 


 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background