Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Britanike në Tiranë për ata që duan të shkojnë në Angli

Written by on 09/01/2021

Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes. Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobë të menjëhershme me vlerë 500 paund. Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit. Njoftimi i rëndësishëm vjen nga Ambasada Britanike në Tiranë, ndonëse udhëtimet mes Shqipërisë dhe Britanisë janë të bllokuara, të paktën deri më 18 janar.


Current track

Title

Artist