Njihuni me problemin e botës online!

Written by on 15/07/2019

Komentet e rreme online, po fitojnë çdo ditë e më shumë rëndësi në rrjetet  e shërbimeve. Sipas artikullit të fundit të “Washington Post”, blerja e komenteve të rreme, sidomos nga tregtarët që synojnë të shtojnë shitjet e tyre, po kthehet në problem serioz, kryesisht për Amazon, Google dhe Tripadvisor. Është vërtetuar tashmë se konsumatorët mbështeten te komentet online, kur duan të blejnë një produkt. Amazon dhe Google kanë bërë përpjekje të mëdha për të ndalur këtë fenomen, duke përfshirë edhe paralajmërimet në profilet e bizneseve të ndryshme. Sipas ekspertëve, problemi duhet të ketë ndërhyrje të forta të cilat përfshijnë gjobat dhe proceset gjyqësore.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist