Një tjetër zonë në plane për t’u transformuar!
Written by rt on 20/12/2019
Qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë që vjen pas zbulimit të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut. Kjo konsiderohet nga qeveria shqiptare si një lajm pozitiv për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Blloku i Dumresë ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme ashtu sikurse zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë dhe nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet.