Një tjetër monument kulture i kategorisë së I-rë, gati për turistët

Written by on 23/04/2019

 

 

 

Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I-rë, ka përfunduar së restauruari. Projekti i restaurimit i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës mundësoi rregullimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, si dhe ringritjen e murit anësor në pjesën jugore të kishës. Kisha kishte pësuar prej dekadash degradime të rënda në elementët e saj strukturorë dhe konsiderohej një sfidë nga specialistët. Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I, ishte një tjetër sfidë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, për shkak të dëmtimeve të rënda të elementëve stukturorë të kishës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist