Një tjetër kompani merr vendime drastike, ç’po ndodh me industrinë ajrore!?

Written by on 29/05/2020

Kompania “Boeing” lajmëroi se do të pushojë nga puna 6.770 punonjës në SHBA, “vala e parë” e një raundi të pritshëm papunësie, pasi pandemia e koronavirusit dëmton industrinë e hapësirës ajrore. Në një deklaratë, CEO David Calhoun tha që punonjësit e prekur do të merrnin pagesa, mbulim të kujdesit shëndetësor dhe shërbime të rritjes në karrierë. Punonjësit në vendet e punës jashtë SHBA gjithashtu do të njohin shkurtime të vendeve të punës, tha Calhoun.Boeing tha më parë se priste të zvogëlonte shpenzimet e saj për pagat me rreth 10%. Kompania kishte rreth 143,000 punëtorë globalisht në fillim të vitit.


Current track

Title

Artist

Background