Një tjetër destinacion hap dyert për turistët e vaksinuar!
Written by Radio Travel on 03/03/2021
Që nga fillimi i pandemisë, arkipelagu i Madeira është konsideruar si një nga destinacionet më të sigurta në Evropë dhe është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e krizës Covid-19. Pavarësisht se aktualisht është në listën e kuqe në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të të qenit pjesë e Portugalisë, rastet e infektimeve po bien ndjeshëm.
Për këtë arsye Madeira po pranon turistët e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19 të cilët dëshirojnë të shijojnë rajonin./radiotravel.al
Tagged as Madeira