Një mesazh urgjence alarmon miliona banorë! Autoritetet e cilësojnë si provë rutinë!

Written by on 03/12/2019

Holanda ka  përjetuar të hënën për pak orë një gjendje paniku , pasi 12 milion njerëz në të gjithë vendin kanë marrë një mesazh alarmues në telefonat e tyre. Sistemi i alarmit është përdorur nga autoritetet holandeze për të informuar qytetarët rreth fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme për jetën në zonat e tyre dhe siguron udhëzime urgjente. Mesazhi është shfaqur në shenjat e reklamave digjitale dhe tabelat e tranzitit publik, shoqëruar me një alarm ajror. Por ndërsa qytetarët mund të jetë alarmuar nga paralajmërimet, autoritetet holandeze kanë konfirmuar se ka qenë thjesht një provë rutinë e sistemit. Minsitria e Drejtësisë ka konfirmuar se qëllimi ka qenë verifikimi i burimeve më efektive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist