Nje dimer magjik! Ja destinacionet e vecanta per festat e fundvitit

Written by on 13/12/2018

Periudha e Krishtlindjeve sjell gezim dhe hare per te gjithe per shkak te atmosferes, stines dhe padyshim bashkimit me njerezit me te afert. Megjithate edhe vendi ku kalohen ketofesta shton emocionet e ketij sezoni duke sjelle momente te paharrueshme.  Per kete arsye zgjedhja e destinacionit teduhur per festa eshte teper e rendesishme. Le te bejme nje shetitje ne disaprej qyteteve dhe tregjeve me te bukur festiv ku mund te kaloni festat ketevit.

TREGJET ME TE BUKURA FESTIVE TE KRISHTLINDJEVE

Nje qytet ideal per tejetuar atmosferen magjike te Krishtlindjeve eshte Vjena. Gjate diteve tefundvitit ne Vjene, ju do te zhyteni ne nje atmosfere dritash, ngjyrash dhearomash qe shoqerojne atraksionet kryesore te ketij qyteti. Gjate periudhes se fundvitit ju keshillojme te vizitoni tregjet e ndryshme te Krishtlindjeve. Nder me te bukurit eshte Christkindlmarkt, ne sheshin e Bashkise, prane te cilitedhe nje piste e madhe akulli, apo tregun antik te Freyung, i cili daton ne 1700.

Nje tjeter pervoje qe nuk duhet ta humbisni kurrsesi eshte pallati Schönbrunn,per te shijuar spektaklin e bores qe mbulon rruget e parkut qe e rrethon.

VJENA, AUSTRI

Nese deshironite kaloni ditet e fundvitit ne Europe, nje nder qytetet me te bukura ne keteperiudhe eshte Oslo. Kryeqyteti i Norvegjise ju dhuron emocionin per t’i jetuar ditet si ne perralle,mes dritave, zbukurimeve me rastin e festave dhe tregjeve, ku aroma e embelsirave dhe pistat e patinazhit jane ne qender te qytetit. Nder atraksionet me te bukura eshte tregu i Krishtlindjeve ne Spikersuppa, ne qender te qytetit, me nje piste patinazhi prane tij.

OSLO, NORVEGJI

Nje tjeter destinacion fantastik per te kaluar fundvitin eshte Stokholmi, kryeqyteti i Suedise. Ju nuk duhet ta humbni kurrsesi nje shetitje mes Gramla Stan, qendra antike historike dhe piktoreske e zbukuruar me rastin e festave, prane se cilesndodhen tregje te mrekullueshme, ose zona Stureplan, me dyqanet e saj luksoze,restorante dhe bare.

STOKHOLM, SUEDI

Nese i beni balle te ftohtIt, t’i kaloni pushimet e fundvitit ne Moske mund te jete nje pervoje unike per dite te paharruara. Kupolat e mbuluara me bore te Shen Vasilit dhe Sheshi i Kuq mbushen me qindra dyqane te vogla me rastin e festave. Por keto nuk jane te vetmet atraksionet kryesore ne Moske gjate periudhes se fundvitit.Ju keshillojme nje shetitje, mes dritave dhe zbukurimeve te shumta pergjate Tverskaja deri ne sheshin me te njejtin emer ku vihen ne skene disa perralla ruse nga kompani teatrore qe vijne nga e gjithe bota. Mos humbisni as pistat e akullit perballe Kremlinit!

MOSKE, RUSI

Nderkohe nese jeni klasik dhe preferoni destinacione tipike dimerore qe mbajne ne vete edhe traditen e festes ka disa vende speciale te cilat zgjidhen nga turiste te kujdesshem dhe qe nuk kenaqen me te zakonshmen. 

Njeprej tyre eshte tregu ekologjik i Krishtlindjeve ne Tuluze, France. Qyteti i Tuluzes ka prezantuar nje tabele qemat nivelin e eko-qendrueshmerise per te gjitha nismat publike dhe private. Fale ketij sistemi kontrolli, edhe tregjet e Krishtlindjeve jane realizuar nen optikene kursimit energjetik dhe ne mbeshtetje dhe mbrojtje te mjedisit. Protagoniste te tregut jane artizanet: lodra prej druri, qirinj, artikuj prej lekure,qeramike dhe specialitete te kuzhines vendase. Tregjet jane te hapur ne gjithe muajin dhjetor ne Place dy Capitole, ne zemer te qytetit.

TULUZE, FRANCE

Nga Franca ne Angli, kesaj here ne Padstow, ne brigjet e mrekullueshme te Cornwall. Atje zhvillohet çdo vit Christmas Festival, tre dite festash ku protagonisti kryesor eshte ushqimi. Shefa kuzhine me fame nderkombetare japin keshilla gatimi ne “show cooking” per diten e Krishtlindjeve. Perveç spektaklit te fishekzjarreve, banda xhazi dhe kore per Krishtlindje argetojne vizitoret gjate muajit dhjetor.

PADSTOW, ANGLI

Nismat e shumta per Krishtlindje vitet e fundit e kane venene qender te vemendjes Polonine dhe ne veçanti qytetet e Krakovit dhe Varshaves. Megjithate ne vecanti keshillohet Gdansk, qendra e mrekullueshme ne brigjet baltike te Polonise. Qyteti eshte ideal perta vizituar gjate dimrit dhe qendra e gjalle historike ka rruge te panumerta, tegjitha pak hapa larg nje lumi te gjate. Gdańskka dy tregje Krishtlindjesh, i pari ne Sheshin e Coal Market, i njohur per zejtarine dhe ushqimet vendase, tjetri ne Grand Armoyry, ku zhvillohet panairi i artit te Krishtlindjeve.

GDANSK, POLONI

Se fundmi ne malet e Dolomiteve, ne Trentino Alto Adice ndodhet nje vend ku gjithçka ka ndalur dhe Krishtlindjet festohen si njehere e nje kohe. Ne Rango, tregjet e Krishtlindjeve jane vendosur ne shtepite e fshatit, ne stalla dhe ne kantina qe gjate kesaj periudhe jane te hapura per vizitoret qe duan te rigjejne bukurine e Krishtlindjeve te nje kohe te larget. Ne rruget e Rango, nje nder vendet me te bukura ne Itali, atmosfera eshte si neperralle!

TRENTINO, ITALI

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist