Nisin bisedimet europiane, a do të ndryshojë ora në pranverë?

Written by on 20/11/2019

Italia i ka thënë “Jo” shfuqizimit të orës ligjore. Ashtu siç është kërkuar nga Bashkimi Europian, nga 2021 çdo vend duhet të vendosë nëse do të pranojë orën ligjore apo orën diellore.Qeveria italiane, ka depozituar në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur ndryshimin e orës.Sipas “Corriere Della Sera”, Italia ka rreshtuar në kundërshtimin e saj disa arsye, mes të cilave më shumë rëndësi duket se ka aspekti ekonomik. Në muajt e ardhshëm, në selinë e Parlamentit dhe Komisionit europian do të diskutohet çështja e ndryshimit apo jo të orës për vendet e BE.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist