Nis zbatimi i tarifes se kalimit ne Rrugen e Kombit

Written by on 17/09/2018

 

Ka nisur sot zbatimi i tarifes per kalimin ne Rrugen e Kombit ashtu sikurse ishte paralajmeruar me heret nga kompania koncesionare dhe qeveria. Te gjithe ata qe kalojne nga ne kete rruge do paguajne nje tarife te paracaktuar me heret e cila do te varioje nga lloji i mjetit qe disponojne. Keshtu per automjetet 4+1 tarifa e kalimit eshte 660 leke. Biçikletat dhe automjetet me 3 rrota do te paguajne 330 leke kurse automjetet komerciale me dy akse dhe 6 rrota 1490 leke. Kamionet e mesem dhe autobuset e rende perfshire mjetet me lartesi 2.7 metra do te paguajne 2140 leke dhe kategoria e fundit kamionet e rende me kater akse do te paguajne 2970 leke. Nderkohe tarifa te reduktuara jane miratuar per perdoruesit e shpeshte te rruges.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist