Nis restaurimi i urës së Frëngut në Vlorë

Written by on 03/07/2019

Instituti i Monumenteve të kulturës ka hartuar projektin më të ri për restaurimin e urës së Frëngut , në
Vlorë. Projekti parashikon ndërhyrje restauruese në elementët konstruktivë të urës. Inspektimet në urë
kanë konstatuar se gjendja e urës është përgjithësisht e mirë, me përjashtim të dëmtimeve
sipërfaqësore të kalldrëmit. Arkitektura e urës është e përshtatur me terrenin shkëmbor ku është
ndërtuar , duke u harmonizuar me peisazhin natyror.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist