Nga e marta, rregulla të reja për pasagjerët që udhëtojnë drejt SHBA-së!

Written by on 23/01/2021

Kushdo që planifikon të udhëtojë drejt SHBA-së nga 26 janari duhet të paraqesë në aeroport një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e kanë kaluar infeksionin përpara se të udhëtojnë. Ky urdhër vlen për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në SHBA përfshi dhe qytetarë të SHBA-së që hyjnë në vendin e tyre. Njoftimi u soll në vëmendje përmes një postimi në Facebook nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke iu referuar njoftimit të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Amerikë.


Current track

Title

Artist