Nga data 15 qershor, maska do të jetë e detyrueshme!

Written by on 05/06/2020

Përdoruesit e transportit publik në Angli do të duhet të vënë një maskë ose, të paktën, të mbulojnë fytyrën me një pëlhurë, duke filluar nga 15 qershori, me qëllim shmangien e transmetimit të koronavirusit të ri, ka njoftuar  ministri i Transporteve Grant Shapps.“Ne duhet të sigurohemi që të merren të gjitha masat paraprake”, tha ai gjatë konferencës së përditshme të qeverisë për COVID-19.“Kjo masë ofron mbrojtje, edhe pse të kufizuar, kundër përhapjes së virusit”, shtoi ministri.Fëmijëve shumë të vegjël dhe personave me vështirësi në frymëmarrje nuk do t’u kërkohet ta mbulojnë fytyrën.Shkelësve të kësaj mase mund t’u mohohet përdorimi i transportit publik dhe të gjobiten.


Current track

Title

Artist

Background