“Neverland”, përjetimet e 1997 në një film me metrazh të gjatë!

Written by on 23/09/2019

 

“Tirana International Film Festival”, përgjatë gjithë kësaj jave në Tiranë do të mirëpresë 200 filma në kategori të ndryshme, në kinematë e kryeqytetit. Regjisorin dhe protagonistët e një prej filmave pjesmarrës në këtë festival i kishim sot të ftuar në emisionin Travel Club!

Filmi “Neverland” me regjisor Erald Dika dhe Vladimir Doda do të shfaqet në Kinema Agimi më datë 24 shtator ora 17:00! Regjisori Erald Dika dhe  dy aktorët protagonistë Ervin Doda dhe Dionis Marku ,rrëfyen eksperiencën e tyre me filmin e parë me metrazh të gjatë “Neverland” . Regjisori Dika u shpreh se, filmi merr shkas nga ngjarjet e vitit 1997 duke treguar për përjetimin dhe këndveshtrimin e situatës se jashtezakonshme nga femijet  por jo vetëm. Vete regjisori u bazua ne keto ngjarje nga nje perjetim  personal i  një djaloshi 9 vjecar i gjendur mes një situate kaotike. Prandaj ai e ndërtoi  “Neverland” me kujtime të një grupi miqsh, të cilët u rritën në Shqipëri në këtë kohe , një periudhë kur Shqipëria kaloi një krizë të thellë ekonomike dhe sociale. Aktorët protagonist përshkruan  kënaqesitë e marra nga ky film ,për përzgjedhjen e tyre si aktore,  veshtirësitë për tu përshtatur në rol dhe treguan gjithashtu për disa nga situatat gjatë xhirimeve .


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist