“Në gjurmët e Eduard Lear”, peisazhet shqiptare në ekspozitën unike!

Written by on 09/11/2019

Një paketë turistike me itinerarin e Eduart Lear në Shqipëri. Është çelur ekspozita në Muzeun Kombëtar ku janë ekspozuar veprat e piktorëve shqiptarë dhe riprodhimet e piktorit anglez që udhëtoi nga veriu në jug të vendit  në shekullin  e 19-të.”Kemi ndërtuar tashmë një itinerar të ri turistik për vendin tonë se ku ka piktuaruar Edward Lear, ku ka qëndruar dhe për ta ofruar si paketë turistike edhe te turistët që vijnë sot nga e gjithë bota”, ka thënë ministri Klosi në fjalën e tij. “Të realizojmë një vepër të hapur publike që turistët dhe shqiptarët të sodisin veprën e vjetër por edhe të gjykojnë mbi realitetin e ri. Veprat janë një mozaik me peisazhe natyrore, të cilat nëpërmjet artit përcjellin një vlerë të jetës së dikurshme shqiptare, që duhet të rivitalizohet jo vetëm për turizëm por edhe për të treguar vlera europiane të Shqipërisë. Ekspozita ofron riprodhimet e punimeve origjinale të Eduard Lear dhe punët më të mira nga 500 piktura shqiptare të realizuara mbi tablotë e lëna nga piktori dhe shkrimtari anglez.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist